7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulm kibernetik paralizon aeroportet evropiane: anulohen me qindra fluturime në Heathrow, Bruksel e Berlin

Një sulm kibernetik që goditi softuerin e Collins Aerospace, kompani furnizuese e sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord, ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës.

London Heathrow, Brukseli dhe Berlini ishin ndër më të prekurit, ku regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime masive.

Autoritetet belge njoftuan se gjysma e fluturimeve të planifikuara për të dielën, më 21 shtator, do të anulohen, për të shmangur kolapsin e plotë të aeroportit. Eurocontrol, agjencia evropiane e trafikut ajror, i kërkoi linjave ajrore që të reduktojnë fluturimet, ndërsa situata pritet të normalizohet vetëm të hënën në mëngjes.

Në Heathrow, qindra fluturime u anuluan ose u prekën nga ndërprerjet, ndërsa në Bruksel që nga ora 11:00 u raportuan 10 fluturime të anuluara dhe 15 të tjera me vonesa mbi një orë.

Kompania mëmë, RTX, konfirmoi se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”, por pa dhënë detaje se cilat aeroporte janë prekur saktësisht. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se pasojat operative do të zgjasin edhe ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...