17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sulm me armë ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës në Maqedoni: Dy të plagosur të tjerë

Kryetari i komunës Haraçinë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ridvan Ibrahimi u sulmua me armë mesditën e sotme (1 prill 2024). Ministria e Brendshme informon se një person me kallashnikov ka qëlluar drejt kryetarit të komunës së Haraçinës, i cili ishte në shoqëri të disa persona të tjerë. Dy bashkëpunëtorë të tij, shoferi dhe një tjetër nëpunës i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, janë plagosur në incident.

Vetë Ridvan Ibrahimi shpëtoi nga plumbat. Autori i sulmit ka qëlluar me rreth 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë. Motivet e këtij incidenti ende janë të paqarta.

“Sot, më 1 prill 2024, në orën 13:25 në stacionin policor në Shkup është denoncuar se në hyrje të Haraçinës, një person mashkull me kallashnikov ka gjuajtur ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, i cili ishte në shoqëri të disa persona të tjerë. Janë plagosur dy persona, që kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës. Kryetari nuk është plagosur, ndërsa nuk janë të vërteta as spekulimet e publikuara në një pjesë të portaleve se është plagosur edhe një polic. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit,” informon Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...