Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një sulm të ri ndaj konsullatës së tyre në Erbil, ku mbetën të plagosur dy persona.
Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e cilësoi incidentin si një “sulm terrorist dhe të pabesueshëm”, duke bërë të ditur se droni që kreu goditjen ka shënjestruar konsullatën e përgjithshme për herë të dytë brenda një jave.
Si pasojë e sulmit, dy agjentë sigurie mbetën të plagosur, ndërsa ndërtesa e konsullatës pësoi dëme materiale. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi autorët e sulmit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.






