Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, u sulmua fizikisht.
Meta u godit nga Klesti Çela, drejtor i Mjedisit dhe kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë ende të paidentifikuar. Ngjarja dyshohet të ketë pasuar një përplasje verbale mes palëve që ndodhi një ditë më parë.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim Klesti Çelën, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Si pasojë e ngjarjes, drejtori i IKMT, Afrim Qendro, ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën dhe këshilltarin Ervin Bixhën, vendim i marrë në koordinim me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula.






