Një incident i dhunshëm tronditi mbrëmë urgjencën e spitalit në Sanremo, ku dy infermiere u sulmuan nga një burrë i dehur, identifikuar si shtetas shqiptar, lindur në vitin 1984, me precedentë penalë dhe i liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.
Sipas raportimeve, agresori mbërriti në urgjencë rreth orës 19:30 dhe papritur u përfshi në sjellje të dhunshme ndaj stafit mjekësor. Infermieret pësuan lëndime të rënda, ndërsa për të qetësuar agresorin u desh ndërhyrja e forcave të rendit: Karabinierët, policia dhe Guardia di Finanza.
Nënkryetari i Rajonit të Ligurias, Alessandro Piana, reagoi menjëherë, duke shprehur solidaritet me viktimat:
“Është e papranueshme që ata që refuzojnë trajtimin dhe rregulloret të jenë ende të lirë të qarkullojnë. Ky individ duhej të ishte përjashtuar shumë kohë më parë. Dhoma e urgjencës duhet të mbetet një vend i sigurt për stafin dhe qytetarët.”
Ai theksoi gjithashtu nevojën për mbrojtje më të madhe të punonjësve të spitaleve dhe për zbatim strikt të urdhrave të dëbimit për individët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.






