11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulm rus me raketa në qytetin-port Odesë, vritet një person

Një person është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik.

Një katedrale ortodokse është dëmtuar rëndë nga sulmi ushtarak rus i natës, ka thënë Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës në Ukrainë, përmes një njoftimi në platformën Telegram.

Odesa një tjetër sulm nate nga përbindëshat”, ka shkruar Kiper. Ushtria e Rusisë ka kryer sulme ndaj Odesës dhe qendrave tjera ukrainase të eksportimit të ushqimit gjatë javës së kaluar, pasi Kremlini është tërhequr nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për një korridor detar, që lejonte kalimin e sigurt të anijeve transportuese me drithëra ukrainase. Kievi e ka akuzuar Moskën për shënjimin e rezervave të drithërave dhe të infrastrukturës vitale për marrëveshjen.

Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje… Nuk mund të ketë arsyetim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbë. Dhe, padyshim se do të ketë hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndiejnë këtë hakmarrje”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një shkrim në rrjetin social Twitter, pas sulmit ushtarak rus ndaj Odesës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...