9.5 C
Tiranë
Saturday, January 24, 2026
spot_img

Sulme intensive ruse gjatë natës në Ukrainë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kiev dhe Kharkiv

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve intensive ruse gjatë natës në Kiev dhe Kharkiv, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Në të gjithë territorin e Ukrainës është shpallur gjendje gatishmërie, ndërsa në kryeqytet autoritetet ushtarake kanë paralajmëruar për kërcënim të vazhdueshëm nga sulmet me dronë dhe raketa balistike.

Në Kiev, dëme janë regjistruar në pesë lagje të ndryshme. Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram konfirmoi se “një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë shtruar në spital”.

Ai bëri me dije gjithashtu se si pasojë e goditjeve janë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ngrohje dhe ujë në disa zona periferike të kryeqytetit, duke rënduar situatën për banorët, veçanërisht në kushtet e motit të ftohtë.

Sulmet kanë goditur edhe qytetin e Kharkivit, ku autoritetet raportojnë për të plagosur dhe dëme në infrastrukturë civile, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për vlerësimin e plotë të pasojave.

Autoritetet ukrainase kanë u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehime dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile, ndërsa situata e sigurisë mbetet e tensionuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: “Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz...

0
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, ora 18:00, përpara...

DJ Gimbo hyn zyrtarisht në Big Brother, në garë për Çmimin e Madh

0
DJ Gimbo është zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother, duke u bërë pjesë e garës për Çmimin e Madh. Lajmi...

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar shqiptar në Belgjikë, autorët në kërkim

0
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel,...

Tre punonjës policie në Orikum arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

0
Tre punonjës të Stacionit të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit. Burime zyrtare...

Gjykata zvicerane liron bashkëpronarët e lokalit të tragjedisë në Crans Montana

0
Një gjykatë në kantonin e Valais ka urdhëruar lirimin e Jacques Moretti, bashkëpronar i lokalit Le Constellation, ku natën e Vitit të Ri humbën...