8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sulmet kibernetike/ Meta: “Edi Rama vijon të gënjëjë në lidhje me pasojat e këtij sulmi ndaj qytetarëve shqiptarë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta deklaroi këtë të martë gjatë një konference për shtyp se fajtori kryesor për hakerimin e programeve ku ruhen të dhënat e shtetit është kryeministri Rama.

Kreu i PL kërkoi nga prokuroria që të hetojë përgjegjësinë e të gjitha institucioneve që kanë lejuar një sulm të vazhdueshëm hakërimi për 15 muaj.

“U godit edhe ALEAT-i një tjetër çudi, është goditur sistemi i Policisë së Shettit, duke bërë që qytetarët të mos kujtojnë gjobat dhe t’i paguajnë ato me kamatvonesë.

Është goditur sistemi ADAM dhe MEMEX që përbën trurin e policisë dhe bazën e luftës kundër krimit. Ju ftoj të kujtoni se Edi Rama duke e ditur këtë situatë në 6 maj kërkoi t’i impononte bankat të futeshin në e-albania, por që fatmirësisht u refuzua nga Banka e Shqipërisë dhe banka të tjera. Kjo kërkesë e çuditshme e Edi Ramës vinte me vetëdije pas një sërë sulmesh që hakerat kishin nisur.

Microsoft thekson se hakerat kanë depërtuar bnë e-Albania që në maj 2021. Ata theksojnë se ndërhrja është forcuar në korrik 2021, për të vijuar më pas në vitin 2022.

Ne kërkojmë të bëhet transparencë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Të bëhet një vlerësim i situatës së sigurisë kombëtare. Prokuroria të bëj një hetim për evidentimin e përgjegjësisë së qeverisë dhe çdo institucioni në lidhje me menaxhimin e të dhënave të qytetarëve.

Cënimi i Sigurisë kombëtare ka ndodhur në vazhdimësi dhe Edi Rama vijon të gënjëjë në lidhje me pasojat e këtij sulmi ndaj qytetarëve shqiptarë, bizneseve dhe partnerëve të huaj”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...