9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Sulmet kibernetike/ PD: “Edi Rama shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital”

Partia Demokratike deklaroi sot se sulmet kibernetike në vend pak ditë më parë kanë kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe kanë krijuar kaos të madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve.

Zëdhënësja e PD Floriana Garo tha se Rama shkriu njësinë e sigurisë kibernetike kur erdhi në pushtet dhe se shteti dixhital i Edi Ramës është asgjesuar pas sulmeve nga hakerat iranianë.

Deklaratë e plotë: 

Këto ditë, hakera të regjimit të ajetullaheve iraniane kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos të madh në shërbimet dhe levizjen e qytetarëve.

 

Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare.PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA , NATO dhe BE.
PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

 

Duke analizuar këto sulme të cilat asgjesuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën dixhitale të vendit, PD shton se asgjesimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët gjithashtu në dy faktorë të tjere madhorë, konkretisht:

Së pari, hakerimin e sistemi për qëllime elektorale nga vete qeveria duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve të depozituara në e-Albania në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit.

Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprin hakerimin dhe defacto asgjesimin e ‘shtetit’ dixhital të Edi Ramës.
Për të gjitha këto krime dixhitale qeveritare deri sot, nga prokuroria e partisë nuk ka asnjë person apo grup personash të penalizuar. Qeveria qëndron mbi ligjet.

Së dyti, korrupsioni i tmerrshëm qeveritar në këtë rast i Akshit.
Partia Demokratike deklaron se një nga arritjet më madhore të qeverisjes së viteve 2005-2013 ishte ndërtimi i një infrastrukture dixhitale, rritja vertikale e përdorimit të internetit nga 4.9% në vitin 2005 në 63% në vitin 2013, ndërtimi i resë të parë qeveritare në rajon, shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit, dixhitalizimi i plotë i kadastrës së Tiranës dhe disa rretheve të vendit, dixhitalizimi i Gjendjes Civile, letër njoftimet dhe pasaportat dixhitale, firma dixhitale dhe inagurimi i e government dhe e-Albania.

Të gjitha këto u arritën me angazhimin e kompanive më të mira shqiptare dhe të huaja.
Pas ndërtimit të kësaj infrastrukture, objektiva më madhore mbeteshin sigurimi i plotë i sistemit dhe pasurimi i arkivës së saj.
Për sigurimin e sistemit me rekomandimin e autoriteteve amerikane direkt në vartësi të Këshillit të Ministrave, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA.

Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit.

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital.

Së dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit.

Së treti, Akshi shpenzoi me Gjelishtet e Bolinos, Beqon e Partisë prapa të cilit rëndom qëndron Armando, baxhanaku i Ramës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...