11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Sulmi ajror në Gaza: 93 viktima dhe reagime të forta ndërkombëtare

Një sulm izraelit goditi një shkollë në qytetin e Gazës dje. Autoritetet shëndetësore palestineze raportojnë 93 viktima, duke përfshirë 11 fëmijë dhe 6 gra. Hamasi thotë se masakra përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm.

Por, Izraeli e justifikon sulmin duke thënë se në shkollën që u sulmuan strehoheshin militantë të Hamasit. Sipas Izarelit, bilanci i viktimave nga Hamasi është i ekzagjeruar, dhe sipas tyre kanë vrarë 20 militantë të Hamasit.

Sulmi ajror i së shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, me Egjiptin që tha se tregoi se Izraeli nuk kishte dëshirë të arrinte një armëpushim ose t’i jepte fund luftës në Gaza. I tmerruar nga imazhet, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter se ngjarja ishte “e papranueshme”, një ndjenjë e ndarë edhe nga Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Edhe Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve dhe përsëriti thirrjet për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim. Harris tha se Izraeli kishte të drejtën të “ndiqte Hamasin”, por gjithashtu ka “një përgjegjësi të rëndësishme” për të shmangur viktimat civile. Ministria e Jashtme e Katarit e cilësoi sulmin si një “masakër të tmerrshme”.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë planifikuar mbajtjen të enjten të një raundi të ri bisedimesh për armëpushim në Gazë, ndërsa shtohet shqetësimi për një zgjerim të konfliktit që mund të përfshijë Iranin dhe grupin libanez Hezbollah. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mos përbëjë më kërcënim për izraelitët, tha se do të dërgonte një delegacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...