6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Sulmi kibernetik në faqet qeveritare, Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin/ Rama: “I është kërkuar largimi brenda 24 orëve”

Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare në Shqipëri, qeveria ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vendin tonë është sponsorizuar nga republika e Iranit.

Ai tha se pjesë e tij kanë qenë katër grupe të ndryshme nga Irani, mes tyre edhe një nga grupet më famëkeqe që ka sulmuar disa shtete të tjera.

“Sulmi i 15 korrikut nuk ishte aksion individësh por një agresion shtetëror. Agresioni kibernetik është sponsorizuar nga republika e Iranit. Ka angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një nga grupet më famëkeqe që ka sulmuar shtetet të tjera si Izraelin, Qipron etj.

Kemi lajmëruar vendet e NATO-s duke ndarë rezultatet e hetimit. Kemi vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me republikën Islamike të Iranit. Ambasadës së Iranit i është kërkuar largimi brenda 24 orëve”, tha Rama.

Kujtojme se sulmi kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve dhe atyre qeveritare në vendin tonë ndodhi më 17 Korrik të këtij viti.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...