5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc: Kosova siguron furnizimin me energji dhe ujë pas dëmeve të rënda

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, njoftoi të shtunën se, pavarësisht sulmit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës është garantuar.

Shpërthimi, i ndodhur të premten mbrëma në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, shkaktoi dëme të mëdha në kanalin e ujit, i cili është jetik për furnizimin e disa qyteteve dhe për ftohjen e termoelektranave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ibër-Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike,” tha ministrja Rizvanolli në një postim në Facebook.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, u vendos gjithashtu bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë, në rast të nevojës për të shmangur ndërprerjet.

Pasojat e sulmit dhe akuzat
Përveç ndikimit në furnizimin me energji, shpërthimi ka ndikuar edhe furnizimin me ujë. Rizvanolli informoi se në Prishtinë furnizimi do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, ndërsa në Fushë Kosovë, Drenas dhe Mitrovicë do të përdoren autobotë për shpërndarjen e ujit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë sulm si një “akt kriminal dhe terrorist”, duke akuzuar Serbinë për qëllimin e dëmtimit të infrastrukturës më të rëndësishme të vendit. Sulmi u dënua gjithashtu nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Ky ishte sulmi i tretë brenda 72 orëve në veri të vendit, pas shpërthimeve në një stacion policor dhe ndërtesën e Komunës në Zveçan. Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, veçanërisht në veriun e vendit, ku tensionet dhe aktet kriminale janë intensifikuar ditët e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...