17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sulmi ndaj “Prestige Resort”, Meta: “Qeveria e Ramës kërkon me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin e paligjshëm të qeverisë Rama ndaj Prestige Resort këtë 22 mars, në një ditë pushimi zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Nevruzit.

Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale thotë së mësymja në Prestige Resort është “me veprime të paligjshme dhe mafioze”.

“Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari”, thekson Meta.

Postimi i plotë i Ilir Meta

Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracisë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze.

Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari.

Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për tu ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës.

Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshme, por dhe provë e dëshpërimit të tij, përballë zemërimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë.
As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t’i ndëshkojë në 14 Maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
#PartiaLirise #NdryshimMeCdoCmim

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...