6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Tabaku akuzon maxhorancën për bllokim të projektligjeve: “Pa zgjedhje s’ka integrim europian”

 

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës socialiste për mungesë transparence dhe bllokim të projektligjeve të propozuara nga opozita, duke e cilësuar këtë një tregues të mungesës së vullnetit politik për të çuar përpara procesin e integrimit europian.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se prej një viti ka paraqitur tre projektligje, të cilat nuk janë futur asnjëherë në rendin e ditës për diskutim. Sipas saj, kjo është një praktikë e përsëritur nga maxhoranca për të shmangur debatet e nevojshme parlamentare mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Anëtarët e maxhorancës në Komisionin e Çështjeve Europiane nuk vijnë kur duhet të miratohen ligje. Edhe ligjet që janë gati, nuk i vendosni në rendin e ditës. PD ka mbi 60 iniciativa që nuk diskutohen”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku kritikoi gjithashtu mungesën e debatit institucional mbi raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe raportin e OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri. Ajo paralajmëroi se pa diskutim të hapur mbi zgjedhjet dhe standardet demokratike, procesi i integrimit europian mbetet i bllokuar.

“Nuk ka integrim europian pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në PE. Nuk ka vullnet politik për të çuar përpara gjërat. Kjo është një strategji e qëllimshme për të shmangur përgjegjësitë dhe për të mbyllur gojën e opozitës”, përfundoi Tabaku.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Parlamenti pritet të mbyllë punimet para pushimeve verore, ndërsa shumë projektligje të propozuara nga opozita mbeten të pazbardhura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...