6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tabaku propozon dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, por Komisioni rrëzon projektligjin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias, duke propozuar dekriminalizimin e plotë të fyerjes dhe shpifjes.

Tabaku theksoi se grupi i ekspertëve, në konsultim me organizatat e shoqërisë civile dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, ka sugjeruar shfuqizimin e plotë të nenit 119 dhe 120 të Kodit Penal. Deputetja kritikon qeverinë për ndryshimet e pjesshme, duke lënë të paprekur nenin 119, që lidhet me fyerjen.

“Qeveria shqiptare mendon se mund t’i fyejë gazetarët dhe ka lënë nenin 119 ashtu të paprekur,” tha Tabaku, duke shtuar se ndryshimet për nenin 120 janë praktikisht të pazbatueshme për shkak të mungesës së organizatave të regjistruara që mund të përfitojnë nga ligji.

Deputetja nënvizoi se Shqipëria mbetet pas vendeve të rajonit në këtë drejtim dhe se procesi i integrimit evropian kërkon reforma reale dhe jo ligje vetëm në letër. Ajo theksoi nevojën për masa konkrete që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Në përfundim, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme rrëzoi projektligjin e propozuar nga Jorida Tabaku, duke lënë të hapur nevojën për debat dhe reformë të mëtejshme në mbrojtje të lirisë së medias në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...