11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tabaku takim me kreun e delegacionit nga Parlamentit Europian: “Korrupsioni ka kaluar nga niveli i banaqeve në nivelin politik”

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka zbardhur qëndrimin e saj në takimin që ka pasur në Kuvend me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister.

Sipas Tabakut, në fokus të takimit ishte diskutimi i rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë.

“Theksova tre elementë rezoluta e miratuar është pamja e qartë e asaj që Shqipëria është sot.

Së pari zgjedhjet, ndryshimet e njëanshme favorizuan rezultatin e njëanshëm të zgjedhjeve më 25 prill që njihet dhe sot. Përdorimi i burimeve të administratës publike, databaza e të dhënave ndikuan në rezultatin që është sot. Njihet në rezolutë e PE e është shembull si nuk duhen organizuar zgjedhjet.

Kjo tregon paligjshmërinë e qeverisë e tregon që zgjedhjet janë elementi kryesor në rrugën e integrimit dhe demokracisë.

Elementi i dytë është sundimi i ligjit e korrupsioni.

Diskutuam që megjithëse reforma në drejtësi nisi me një qëllim të mirë, zbatimi i saj nuk është ashtu siç duhet.

Kjo lidhet dhe me luftën kundër korrupsionit. Sot korrupsioni ka kaluar nga niveli i banaqeve në nivelin politik, e këto institucione të reja duhet të tregojnë që ka ndëshkueshmëri aty ku ka pushtet. Ky duhet të jetë testi i vërtetë i reformës në drejtësi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...