Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se 276 milionë euro është borxhi i fshehur për fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokratja thekson se kjo shifër kaq e lartë është krijuar si rrjedhojë e kontratave të pa studiuara në lidhje me rindërtimin.
POSTIMI I PLOTË
276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!
Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021.
Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.
Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.
Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale.
Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!
FOTO

Tabaku:”Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale”
POSTIMET E FUNDIT
Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...
“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...
“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...
Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...
Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...






