0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Takimet e ambasadores Kim për parandalimin e financimeve ruse/ Berisha: “S’mund të financohemi kurrë nga vende jo mike”

I pyetur nëse takimet e ambasadores amerikane në lidhje me parandalimin e financimeve ruse në të ardhmen janë një mesazh për Partinë Demokratike, kryetari i kësaj force, Sali Berisha deklaroi se partitë nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike si Rusia.

“Nëse ka boshllëk ligjor, në dijeninë time nuk ekziston asnjë boshllëk. Partitë nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike. Meqë jemi këtu, do ju rikujtoj denoncimet e mia të përsëritura të udhëtimeve të Erion Velisë në Teheran, për të cilat na kanë informuar shërbimet partnere. Ka edhe një udhëtim të mundshëm të Edi Ramës, por nuk jam i sigurt. Për Erion Veliaj është 100% e sigurtë. Dhe këto i kam denoncuar. Veliaj e kishte si vend pelegrinazhi Teheranin. Një udhëtim është bërë me Ramën sipas këtyre burimeve, por mund të ketë qenë një konferencë e socilistëve apo diçka e tillë, megjithatë asgjë nuk ështëccdui te Rama. E dëgjuat se kush i kishte ëkrkuar për t’i kontraktuar firmën. Doli që ajo është një ‘long shot’. Askush nuk e di dëshminë e bërë në juri, por emri i tij dilte. Sikundër del jo me fonde ruse po me fonde ilegale për ccfarë janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, për foton që ka bërë me Presidentin Obama”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT