11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Takimi i Metës me qytetarët dhe autoritetet vendore të Santa Cristina Gela/ “Kjo trashëgimi botërore meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s “

Presidenti i Republikës, Iir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në komunat arbëreshe në Rajonin e Sicilisë, u ndal në Santa Cristina Gela, bashkësinë më të vogël dhe më të re arbëreshe, të themeluar nga banorët e Piana degli Albanesi.

Presidenti është pritur në një ceremoni të organizuar nga kryetari i Bashkisë Giuseppe Cangialosi, ku është tkuar me pjestarë të këtij komuniteti të veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vuri në dukje se ndihej i privilegjuar të vizitonte këtë bashkësi arbëreshe ku ka pasardhës të familjeve fisnike shqiptare dhe mbartës të identitetit unik arbëresh që kanë ruajtur figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kulturën, gjuhën, ritet fetare, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe.

“Santa Cristina Gela, ndonëse bashkësia më e vogël dhe më e re arbëreshe e themeluar në Rajonin e Siçilisë, është një vatër e rëndësishme e dashurisë për identitetin tonë kombëtar, ku mbahen të gjalla figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kultura, gjuha, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe, që trashëgohen brez pas brezi.

Kënaqësi të takohesha përzemërisht me përfaqësues të këtij komuniteti, me autoritetet lokale dhe me Kryebashkiakun, Giuseppe Cangialosi, të cilët i përgëzova për përkushtimin për mbajtjen gjallë të këtyre vlerave dhe edukimin me to të gjeneratave të reja.

Kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore, urë e rëndësishme lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Por duhet përkushtim nga të gjitha autoritetet e të dy vendeve tona për mbrojtjen e këtyre vlerave, në veçanti për të forcuar lidhjen e të rinjve me rrënjët e tyre kombëtare, si një mundësi për të ndalur shpopullimin, një fenomen tragjik që ka prekur shoqëritë dhe të dyja vendet tona”shkruan Meta në facebook.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...