17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Takimi i Vuçiçit me organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë: “Tri net kam pasur takim me ta “

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar gjatë një interviste të mbajtur mbrëmjen e djeshme se para sulmit terrorist në veri të Kosovës, ai ka takuar tre net rresht me Milan Radoiçiçin. Radoiçiç është personi kryesor që ka pranuar se ka organizuar sulmin e 24 shtatorit, ku u vra një polic, Afrim Bunjaku.

Gjatë intervistës në TV Happy, Vuçiç tha se në takim ishin pranë Radoiçiçit edhe Slavko Simiç dhe disa persona të tjerë.

“Unë tri net kam pasur takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet,” tha Vuçiç.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polic Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiç, që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...