12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Takimi me Historinë” – Rama i Bën Thirrje Diasporës Shqiptare në Greqi të Dërgojnë Zarfin me Votat e Tyre

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje diasporës shqiptare në Greqi të mos e lënë për momentin e fundit dërgimin e zarfeve me votat për zgjedhjet. Ai theksoi se 11 maji është një moment historik dhe kërkoi nga ata që jetojnë në ishuj që të dërgojnë zarfin brenda 24 orëve të fundit, ndërsa për ata në Athinë dhe Selanik, apeloi për një veprim të ngjashëm. Rama theksoi se kjo votë ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Shqipërisë, duke lidhur atë me hapjen e mundësive për pensionet e shqiptarëve dhe ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Ju lutem, mos e lini për në momentin e fundit. Ju lutem atyre që janë në ishuj, këto janë 24 orët e fundit për ta sepse ndryshe nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt në afatin e caktuar.
Ju lutem atyre që janë në Athinë, Selanik dhe në gjithë Greqinë në gadishull, pra që nuk janë në ishuj të bëjnë të njëjtën gjë.
Ju lutem sepse ky është një takim me historinë dhe mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi dhe që jeni të regjistruar është kaq konkrete dhe është kaq e lidhur me diçka shumë konkrete duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja.

Ju lutem, zarfin mbrapsht drejt Tiranës me 5-sën për Shqipërinë me Be-në, në Europë, për Shqipërinë e re europiane, për shpresën europiane dhe amanetin europian të shqiptarëve dhe kurrsesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë edhe krejtësisht të përçartur”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...