10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel përfundoi pa rezultat, SHBA bën thirrje për vazhdim dialogu

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën.

“Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha zoti Price.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah në tërësi dialogun dhe tha se është me rëndësi që të dyja palët të shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se atë uhet të “çojnë përpara diskutimin për normalizim marrëdhëniesh që ka në qendër premisën e njohjes së ndërsjellë”.

Zoti Price tha se zyrtari i Departmentit të Shtetit, Gabriel Escobar krahas ambasadorit të SHBA-së në BE, Mark Gitenstein janë duke i vëzhguar diskutimet nga afër në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken është i angazhuar personalisht.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. E kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër këto bisedime. Ju siguroj që këto bisedime e kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ambasadori ynë në BE është një nga zyrtarët që po e vëzhgon këtë nga afër. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshinë gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha zoti Price.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit nuk pranoi të përgjigjej nëse Shtëpia e Bardhë i ka dorëzuar një mesazh të enjten Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, por ai tha se “ne jemi të kënaqur që këto diskutime kanë filluar dhe po vazhdojnë edhe tani. Ne do të mbesim të përfshirë drejtpërdrejtë me të dyja palët, me homologët tanë në Kosovë dhe Serbi si dhe përmes vëzhgimit të bisedimeve që po ndërmjetësohen nga BE-ja”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...