15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Taksa për profesionet e lira/Luan Baçi: Duan të vendosin taksokracinë duke asgjësuar demokracinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, shpreh shqetësimin e tij për situatën politike në Shqipëri në fillim të vitit 2024. Ai thekson se vendi është rreshtuar pranë autokratëve dhe po shkon drejt taksokracisë, duke asgjësuar demokracinë. Baçi bën thirrje për unitet dhe bashkëpunim të qytetarëve për të ndryshuar këtë situatë dhe kritikon kryesisht qeverinë dhe pushtetin aktual për shkeljet e tyre në fushën e drejtësisë, ekonomisë, dhe administratës shtetërore.

DEKLARATE E DEPUTETIT

Viti 2024 e gjeti Shqipërinë, nga një vend anëtar të NATO-s, aspirant për anëtar të Bashkimit Evropian, në një vend të rreshtuar ne krah të autokracive më të rrezikshme të globit.

– Me liderin e opozitës te burgosur pa ligj e Kushtetutë,

– Me një opozitë nën një sulm frontal, të paprecedent, të

zhveshur nga çdo e drejtë kushtetuese në parlament;

– Me një qeveri që ka vendosur të emërojë vetë edhe opozitën, duke asgjësuar debatin politik në parlament;

– Me një sistem drejtësi e të kapur politikisht, që i shërben vetëm interesave imediate politike të pushtetit. Të një pushteti të kriminalizuar deri në palcë, partnerët e vetëm të qëndrueshëm të të cilit janë vetëm organizatat kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një qeveri tashmë të damkosur si më e korruptuara në glob, e kapur publikisht në afera multimilionëshe për inceneratorë që nuk ekzistojnë, rrugë ‘të arta’ që nuk përfundojnë kurrë, PPP e koncesione me ‘investitorë strategjikë’ që po shqyejmë llokma, llokma pasuritë e Shqipërisë.

Me një qeveri që shpenzon miliarda të taksapaguesve më të varfër të Evropës, tek klientët e saj, e jo në arsim, jo në rroga e pensione, jo për të sotmen e të ardhmen e Shqipërisë, por për xhepat e barqet e tyre të pangopur e të pangopshëm Viti 2023 u mbyll me seanca parlamentare ‘4 minutëshe’, ku deputetë memecë të fshehur pas kartonëve, votuan për të shpenzuar buxhetin e shtetit sipas interesit të partisë e të patronazhistëve të saj, jo sipas nevojave të fëmijëve të Shqipërisë.

Duke nisur nga sot, cilido profesionist i lirë do e ketë edhe më të vështirë të përballet me jetën, pasi do ti duhet të paguajë edhe taksat më të reja që miratuan për 4 minuta në seancën e fundit të parlamentit.

DUAN TË VENDOSIN TAKSOKRACINË duke asgjësuar demokracinë.

Prandaj u duhet një opozitë e emërua.

Prandaj u duhet një opozitë me liderin nën arrest.

Prandaj u duhet një opozitë e zhveshur nga e drejta kushtetuese për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë pushtetin e bashkëshortëve strategjikë, thjeshtrave që bëjnë miliarda me fonde shtetërore që firmosen fap, fap fap nga ‘njerku i artë’

Partia Demokratike, deputetët e saj, strukturat që nga Kryetari e deri tek anëtari më i ri, janë garancia se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Vëllezër e motra që vuani njësoj këtë bandidokraci, pavarësisht bindjeve politike:

Vetëm bashkë mund t’ia dalim!

Dhe të bashkuar do ia dalim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...