10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Talo Çela dyshon se Admir Murataj u vra nga shokët gjatë grabitjes së Rinasit, ja përgjimet e SKY Ecc

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky Ecc, del në pah një dyshim i rëndë i Talo Çelës, një nga të kërkuarit për grabitjen e bujshme të Rinasit më 9 prill 2019. Çela shpreh dyshime se Admir Murataj, i njohur si truri i super-grabitjes, nuk u vra nga policia gjatë përplasjes, por nga njëri prej shokëve të tij. Dyshimet kryesore ai i drejton ndaj Eldi Çalës, të cilin e përmend me nofkën “Greku i vogël”.

Në bisedat e zhvilluara me Mikael Qosen, një nga bashkëpunëtorët më të besuar të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, Talo Çela shpreh frikën se Murataj mund të jetë vrarë gabimisht nga njëri prej anëtarëve të grupit, gjatë momentit të përplasjes me policinë. Ai përmend faktin që policia kishte përdorur armë automatikë të tipit ‘Barretta’ nga distancë e largët, çka sipas tij, nuk mund të kishte shkaktuar vrasjen e Muratajt nga afër.

Në mesazhet e tij, Çela spekulon se distanca e shkurtër nga e cila u qëllua Murataj mund të tregojë se ai është vrarë nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë ‘grekun e vogël’. Kjo hipotezë përforcohet më tej nga dyshimet e vëllait të Admir Muratajt, i cili gjithashtu ka sugjeruar se vrasja mund të ketë ndodhur gabimisht nga njëri prej anëtarëve të grupit.

Talo Çela, i cili u shpall në kërkim pas grabitjes së miliona eurove nga pista e aeroportit të Rinasit, mbetet një nga figurat kyçe në hetimet e kësaj ngjarjeje. Kujtojmë se grabitja përfundoi me një përballje me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë së cilës u raportua zyrtarisht se Admir Murataj u vra nga policia. Megjithatë, këto zbulime të reja sjellin një tjetër dimension të rëndë për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...