5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Taulant Balla i përgjigjet Berishës :”Nëse ke pretendime për procesin, çoje çështjen në Gjykatën Kushtetuese”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, se zgjedhja e Bajram Begajt në postin e presidentit është në shkelje kushtetuese.

Sipas Ballës, dekreti i firmos nga Meta për lirimin nga detyra të Begajt është i ligjshëm, sa kohë që është firmosur në territorin e konsullatës shqiptare në Stamboll.

Për t’i hedhur më shumë ‘benzinë zjarrit’, Balla këshilloi Berishën, që në rast se ka pretendime për procesin, ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Taulant Balla: Është shumë e qartë, Komisioni i Ligjeve e ka sqaruar, fantazmat kanë një raport jo të mirë ne gjeografinë, të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është shqiptare, është njësoj siç thoshte se deti shqiptar është i Greqisë.

Procesi është tërësisht kushtetues, natyrshëm që Kuvendi ka pritur me seriozitet të gjithë procedurën, nga Ministria e mbrojtjes te kryeministri, dhe te presidenti. Nëse ka diçka Berisha, ta çojë Metën në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...