7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Taulant Balla :”Nisma për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është domosdoshmëri për të çuar përpara reformën në drejtësi”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se nisma për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është domosdoshmëri për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla deklaroi se kjo nuk është një iniciativë e PS-së. Ai i bën thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend kur të votohet ky ligj.

“Zgjatja e mandatiot të organeve të vetingut nuk është një çështje e partive apo bindjeve politike. Është një çështje që ka të bëjë me çuarje përpara të reformës në drejtësi. Pa vetingun nuk do kishim drejtësi të pastruyar nghas elementë kriminalë, njerëz që nuk justifikojnë pasurinë apo dhe ata më probleme në përgatitjen profesionale. Iniciativa për shtyrjen e mandatit të vetingut, nuk është iniciativë e Partisë Socialiste por është një domosdoshmëri për të çuar reformën në drejtësi përpara. Vetëdija e deputetëve të Kuvendit na detyron që të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë” – tha Balla.

Balla ka komentuar dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Reformën Zgjedhore. Balla deklaroi se duhet të vijojnë diskutimet me PD-në për të përcaktuar formulimet e sakta për ngritjen e këtij komisioni.

“Unë jua kam thënë disa herë se ne jemi në… për këtë çështje kemi qasje dhe një diskutim me grupin e PD-së për të gjetur formulimet e sakta për mandatin e komisionit të reformës zgjedhore. Formulimi i punës është e rëndësishme për të vijuar punën e këtij komisioni. Duam të ruajmë të njëjtin përcaktim siç kem i pasur në komisionet e kaluara të reformës, hartimi dhe pasqyrimi në ligjet të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve; Opozita duhet të kuptojë që sa më shpejt të fillojë” – tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...