4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Taulant Balla: “PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod, shpresoj që PD të reflektojë”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nuk mund të ketë debat kur ka ndryshime qeverie. Duke iu kthyer Alibeajt, Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur as në 2007 kur në vend të Rusmajlit u vendos kreu aktual i grupit parlamentar.

Po ashtu Balla u ndal edhe te kërkesa e Autoritetit të dosjeve për të ndërhyrë Kuvendi për rastin se një politikan i lartë, duke përmendur emrin e ish-presidentit Ilir Meta.

“Kushtetua e miratuar në 98 dhe rregullorja, u ftoj që të gjeni një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime të pjesshme në qeveri, që të jetë zhvilluar debat. Edhe në 2007, kur Alibeaj zëvendësoi Rusmailin unë kërkova debat. dhe kryetarja e asaj kohe dha sqarim se s’ka debat. Kjo është e mbyllur. Sa i përket çështjes tjetër, që është e mbyllur dhe unë gjej rastin të them dy fjalë për këtë; çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është çështjes procedure. Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe natyrshëm reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Urgjent nga ky parlament, në mënyrë të mëhershme. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Ata kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste. Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore dhe shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë.”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...