9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Të afërm të viktimës në Fier: Ai e rrihte por Valdetja nuk u divorcua për hatër të fëmijëve, u bë xheloz ai 50 vjeç…

Të afërm të 50 vjeçares së vrarë në Fier, në një prononcim për mediat janë shprehur se autori i krimit të rëndë është person me problem mendore.

Ndryshe nga çfarë shprehën fqinjët e lagjes ku jetonin çifti, të afërm të viktimës thonë se ata kanë pasur vazhdimisht probleme pasi Petrit Mamaj ushtronte dhunë ndaj të shoqes.

Kurshëriri i Valdetes thotë se i kanë kërkuar disa herë të ndjerës që të divorcohej me të, por sipas tij ajo nuk pranonte vetëm për hatër të fëmijëve, duke mos kryer as edhe një denoncim në polici.

Kujtojmë se ditën e djeshme u deshën orë të tëra që ngjarja të zbardhej e plotë, kjo pasi 56 vjeçari u përpoq të krijonte skenarin për ta bërë të dukej si vetëvrasje. Pasi i kishte ngulur thikën e bukës bashkëshortes së tij 50 vjeçare Valentina Mamaj plot 5 herë në gjoks, mori të vëllanë oficer policie në telefon duke i thënë se e kishte gjetur të vdekur brenda shtëpisë.

Çifti kanë dy fëmijë bashkë të cilët ndodhen jashtë vendit, ndërsa vlen të theksohet se djali i tyre ishte larguar drejt Gjermanisë vetëm një ditë para krimit.

“Këtu jeton nëna e vajzës, ka dy vajza të tjera, djalin e ka në SHBA. Kjo ishte një ngjarje e dhimbshme, ka bërë një vrasje makabre dhëndri.

Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcuan, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve.

Ka qenë problematik nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë, por nuk e prisnim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve”-u shpreh kurshëriri i viktimës.

“Nuk e meritonte! Pak a shumë e dinim se kishin problem. Të marrë dënimin e merituar, është budalla. E njoh shumë mirë! U bë xheloz ai 50 vjec , ajo edhe vajzë ka qenë aq e ndershme.

Ia dha truri dhe e vrau, është psikopat”-u shpreh një e afërme tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...