17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Të mbjellim grurë në mars”, Frida Krifca reagon me të qeshura me deklaratën

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar me të qeshura ndaj pyetjes së bërë lidhur me pretendimin se kjo e fundit kishte propozuar që fermerët të mbillnin grurë në mars.

Krifca tha se kurrë nuk e kishte bërë një deklaratë të tillë dhe se edhe nëse ajo vetë do të “çmendej”, pjesëtarët e ekipit të saj nuk do e kishin lënë të thonte diçka të tillë.

Pyetje: Në rrjet qarkullon një deklaratë e juaja ku keni thënë se mund të mbjellim grurë në mars. Keni një deklaratë për këtë?

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca: Nëse e gjen në deklaratë timen në media të sfidoj ta sjellësh këtu. Nëse unë do çmendesha unë, nuk do më linte ekipi im ta thoja një gjë të tillë.

Ministrja foli më tej edhe lidhur me situatën e produkteve bujqësore në vend ku tha se nevojat mund të mbuloheshin deri në 100% sa i përket produkteve të shportës.

Krifca: Një gamë e produkteve të shportës prodhohen në vend, dhe ne mund të mbulojmë nevojat e vendit 100%, do vijojmë bashkëpunimin ekonomik me vendet e tjera.

Jemi në komunikim me aktorët e tregut, situata është e luhatshme por duke qenë në partneritet me ta, ne do kemi mundësinë të kuptojmë dhe nevojat që do duhet të adresojmë. Jemi pjesë e komunitetit të menaxhimit të krizave për vendet e BE dhe ato që aspirojnë të jenë pjesë.
Jemi në krye të punës për të monitoruar dhe për të kuptuar se sa e mundur është krijimi i tregjeve të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...