Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sot në Tiranë ku viktimë ka mbetur Edmond Papa. Ky i fundit është qëlluar në një lokal në zonën e Selitës nga një person që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë Papa është transportuar në spitalin e Traumës aty ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.