Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e së martës në Tiranë.
Burimet thanë se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues shtetasin Lulezim Masha, 63 vjeç, i cili eshte administrator i nje shkolle private.
Fatmirësisht, si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar ne kembe tha policia.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.