12.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Tedi Blushi: Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji”, dëshmi e masakrës urbane në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputeti Tedi Blushi, ka reaguar pas zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në Tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër tregues të asaj që ai e quajti masakër urbane të kryer nga Bashkia e Tiranës ndër vite.

Në një prononcim nga vendngjarja, Blushi u shpreh se situata e krijuar është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave urbane të ndjekura nga bashkia, duke ngritur edhe dyshime për shkaqet e zjarrit.

“Zjarri i mbrëmjes së sotme në Tregun e rrobave është një dëshmi e qartë e masakrës urbane që është bërë nga Bashkia e Tiranës në këto vite. Uroj që të mos jetë i qëllimshëm, pasi janë të njëjtat skena kriminale që përdorin biznesmenë të ndryshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve”, u shpreh Tedi Blushi.

Deklarata e deputetit vjen në një kohë kur zona e “5 Majit” ka qenë shpesh në qendër të debatit publik për shembje, zjarre dhe projekte ndërtimi, ndërsa banorët dhe tregtarët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për sigurinë dhe të ardhmen e pronave të tyre. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për shkaqet e zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...