9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Teknofestival” në Vlorë: Muzikë Elektro, festime të shfrenuara dhe drogera ne zonen e Delisuf-it

Në Vlorë po zhvillohet një ngjarje e pazakontë dhe kontroverse, “Teknofestival”, një festë masive me muzikë elektro që ka tërhequr qindra të rinj nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia, dhe vende të tjera. Festimi po zhvillohet pranë plazhit të Delisufit, në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe duket se pjesëmarrësit janë të papenguar nga autoritetet.

Me një skenë të ngritur në një zonë të izoluar, ku bokset e mëdha të muzikës mbushin ajrin me ritme të forta elektro, të rinjtë kanë ndërtuar një komunitet të përkohshëm, duke shijuar festën larg syrit të publikut dhe mediave, të cilat nuk lejohen të marrin pjesë. Pjesëmarrësit, të cilët janë organizuar përmes rrjeteve sociale, vijnë nga vende të ndryshme të Evropës për të përjetuar këtë eksperiencë unike.

Unë jam nga Franca. Kam qenë në Shqipëri për dy javë për pushime, por pashë në internet këtë festival dhe vendosa të ndaloja. Do ketë muzikë elektro, që më pëlqen shumë,” tha një pjesëmarrëse nga Franca. Të tjerë kanë ardhur nga Italia, Gjermania, Spanja dhe vende të tjera, duke përmendur se kanë përjetuar të njëjtat festivale në shtete të ndryshme dhe kanë ardhur në Shqipëri për të vazhduar traditën.

Report Tv arriti të futet brenda festivalit dhe regjistroi pamje të festës së çmendur, ku alkooli dhe lëndët narkotike janë pjesë e pandarë e atmosferës. Pjesëmarrësit shprehën entuziazmin e tyre për muzikën dhe ambientin, ndërsa jashtë kamerave pranuan se kjo nuk është hera e parë që organizojnë festa të tilla, duke përmendur edhe ngjarje të mëparshme në vende si Porto Novo, Vila Bashtovë, tunelin e Baldushkut, dhe Kavajë, madje edhe gjatë pandemisë COVID-19.

Mbi 100 kampera kanë mbërritur nga vende të ndryshme të Evropës, dhe shumë të tjerë pritet të mbërrijnë në ditët në vijim. Ata do të qëndrojnë për disa ditë në zonën e plazhit të Delisufit, një vend i largët nga qendrat e banuara dhe rreth 40 km larg qytetit të Vlorës. Megjithëse festivali ka ngjallur shqetësim për shkak të natyrës së tij të shfrenuar, autoritetet duket se janë të dorëzuara përballë kësaj ngjarjeje të organizuar mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...