4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tenderat e rrugëve, Klevis Balliu denoncon: “Bashkia e Inceneratorit shpall fitues Kapllan Pashën e Alibashës, skualifikon ofertat më të ulëta”

Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD denoncoi sot “vjedhjen e radhës me tenderat e rrugëve”. Balliu tha se në tenderin në fjalë “qoka” e radhës i është bërë shoqërisë “Shkëlqimi 07”.

Sipas tij, “kjo kompani i përket Agron Kapllanajt, një deputeti që ka marrë votat e demokratëve të Mallakastrës, por bën punët e Alibashës dhe pastron paratë e Rilindjes”.

DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU

Të nderuar qytetarë të Tiranës!
Skandali i vjedhjes së radhës të bashkisë Tiranë është tenderi me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve 5 Maji – Dibrës – Njazi Meka – Abedin Cici”. Në tenderin në fjalë “qoka” e radhës i është bërë shoqërisë “Shkëlqimi 07”. Kjo kompani i përket Agron Kapllanajt, një deputeti që ka marrë votat e demokratëve të Mallkasatrës, por bën punët e Alibashës dhe pastron paratë e Rilindjes.

Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të 20 Mars 2023, pra dy muaj nga data e hapjes së ofertave, Bashkia Tiranë ka shpallur fituese firmën e Kapllan pashës së Alibashës. Duke skualifikuar disa oferta të cilat kanë qenë në vlera monetare disa herë më ulta se “Shkëlqimi 07”.

 

 

Bashkia e incenerjonit si kriter të skulafikimit të oferatve më të ulëta se e Kapllanajt, nxjerr faktin se e kanë stafin të angazhuar në kontrata të tjera. Kriter ky që nuk prek Kapllan Pallatin, firma e të cilit në të njëjtin Buletin, dëshmohet si fituese në Drejtorinë e Shërbimit Memaliaj për tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës nga rruga nacionale deri në fshatin Anë Vjosë”.

Po kështu, në shkelje flagrante të kriterit që Bashkia Tiranë vendos, në të njëjtin Buletin, “Shkëlqimi 07” ka lidhur kontratën me Agjencinë e Shërbimeve Publike Bashkia Berat për objektin “Blerje asfalti”.

Qartësisht ka dy standarde në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse, por tenderin miliarda lekë duhet ta fitojë “Shkëlqimi 07”, sepse i duhet partisë, jo vetëm si financues i Alibashës, por edhe si financues për fushatën e tij.

Referuar sa më sipër, duke qenë se nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk merret asnjë masë që shoqëria dhe oligarku “Shkëlqimi 07” Shpk të përjashtohet nga të gjitha prokurimet publike për 3 vite, sepse i ka fituar të gjithë tenderat, veçanërisht kontrata e mësipërme, nën mashtrim, sepse paraqet të njëjtët punonjës në të gjitha kontratat dhe tenderat ku nënshkruan kontrata, duke qenë se lavatriçja e Tiranës në shkelje të plotë të Ligjit të Prokurimit Publik nuk do tja dijë as për ligj dhe për asgjë, duke qenë se Komisioni i Vleresimit të Ofertave dhe veçanërisht Drejtoria e Prokurimeve të Bashkisë Tiranë nuk kanë frikë nga ligji, PD bën publike këtë aferë korruptive, me pasojë vjedhjen e parave publike.

Partia Demokratike garanton taksapaguesit që, pavarësisht mburojës aktuale që hajdutët e fondeve publike kanë nga mafja shtetërore dhe gjyqësore, të gjithë shkelësit e ligjit, do të përgjigjen së shpejti për të gjitha vjedhjet që kanë kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...