Fermeri i “Ferma VIP”, Teni Vllaçaj, feston sot 30-vjetorin e lindjes, ndërsa atmosfera brenda shtëpisë së fermës u mbush me emocione dhe urime nga konkurrentët e tjerë. Por momenti më i veçantë ka ardhur nga një letër e babait të tij, e cila e ka prekur thellë.
Në një rrëfim të hapur, Teni ka treguar se është rritur kryesisht me nënën, pasi babai emigroi kur ai ishte vetëm 6 vjeç për të siguruar të ardhmen e familjes. Ai u kthye në jetën e Tenit pas 10 vitesh, kur djali kishte mbushur 16 vjeç, por gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 4 vite pa asnjë komunikim, aq sa Teni kishte harruar zërin dhe fytyrën e të atit.
Letrën e babait ai e ka përshkruar si një mesazh të mbushur me falenderim dhe urime: një reflektim i sakrificave të bëra nga djali dhe një shprehje e dashurisë dhe mbështetjes së babait për të ardhmen e tij. Momenti ka lënë një gjurmë të fortë emocionale në jetën e Tenit, duke e kthyer ditëlindjen e tij në një ngjarje më shumë se festë – një rikthim të lidhjes së një familjeje.






