11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tension jashtë selisë së PD, Evi Kokalari përplaset me militanten demokrate/ “Mashtruese, kush të ka paguar?!”

Sërish tension e kaos jashtë selisë së PD, ndërsa Albana Vokshi e Evi Kokalari u rikthyen sot në seli. Një militante e PD, e njëjta që u shpaq në mbrojtje të Lulzim Bashës, e akuzoi Kokalari si mashtruese.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”, u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

Deputetja Albana Vokshiu shpreh gjatë momenteve të tensionit se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit.

Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”.

Më herët në prononcimin për mediat, anëtarja e komsionit të Rithemelimit, Evi Kokalari tha se në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë e PD, “u diskutuan tëra gjërat që do bëjmë dhe do vijojmë punën gjatë gjithë javës. Shumë nga ne do jenë në terren”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...