Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e policisë për shpërndarjen e turmës.
Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara në vendngjarje, një i ri është shtrirë në tokë pa ndjenja, ndërsa disa protestues të tjerë i janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Situata është shoqëruar me momente tensioni dhe paniku mes të pranishmëve.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të riut apo numrin e personave të lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë. Protesta ka vijuar mes thirrjeve dhe përplasjeve sporadike, ndërsa forcat e rendit kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe respektimin e ligjit.
Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.






