10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tensionet midis SHBA dhe Izraelit: Zhbllokohet dërgesa e bombava për Lindjen e Mesme

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po intensifikohen. Zyrtarë amerikanë, në kushte anonimiteti, konfirmuan se Uashingtoni së shpejti do t’i dërgojë Izraelit bomba 500 paund (rreth 226 kilogramë), furnizimi i të cilave ishte pezulluar nga administrata Biden për të reduktuar viktimat civile në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve, pajisjet janë tashmë duke u “dërguar” dhe pritet të mbërrijnë në javët e ardhshme. Ndërkohë, bombat më të rënda prej 2000 paund, pjesë e së njëjtës paketë të pezulluar majin e kaluar pas planeve të IDF për të pushtuar Rafahun, mbeten ende të bllokuara.

Para vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të bllokuar furnizimet, Izraeli kishte dërguar tashmë një anije në Charleston për të mbledhur pajisjet. Në atë kohë, në qytetin në kufi me Egjiptin ndodheshin rreth një milion e gjysmë civilë. Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk kishte zhvilluar një plan të besueshëm për të mbrojtur joluftëtarët gjatë operacioneve tokësore kundër Hamasit, të cilët kishin bastionin e fundit në Rafah.

Shqetësimi ynë kryesor ishte dhe mbetet përdorimi i mundshëm i bombave prej 2000 paundësh në Rafah dhe gjetkë në Gaza,” tha një zyrtar amerikan për Wall Street Journal. Ndërkohë, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shtoi se, përveç dërgesës së bombave 2000 paund që u pezullua dhe mbetet pezull, dërgesa e armëve vazhdon. Megjithatë, ai nuk pranoi të japë detaje për çdo dërgesë specifike.

Gjatë muajve të fundit, izraelitët kanë theksuar nevojën e tyre për bomba të rënda për të shkatërruar tunelet e përdorura nga Hamas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...