19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Tensionet në Rripin e Gazës: Ndihmat vazhdojnë, lirohen pengje të tjerë

Autoritetet izraelite shpallin vijimin e ndihmave humanitare ndërsa situata pas luftimeve në Rripin e Gazës normalizohet. Grupi i fundit i pengjeve izraelite mbërrin në Izrael, duke shfaqur nevojën e vazhdueshme për kujdes mjekësor. Ndërkohë, Hamas liroi një sërë të tjera, duke sjellë një periudhë të kujdesur për normalitetin, ndërsa trysnia për shtyrjen e armëpushimit rritet nga Katari, Egjipti, dhe Shtetet e Bashkuara.

Të dielën ushtria izraelite publikoi imazhet e 9-vjeçares Emily Hand duke vrapuar në krahët e babait të saj, Tomit, ndërsa u kthye në Izrael pas 50 ditësh e mbajtur peng në Rripin e Gazës. Krahas saj u lirua edhe Hila Rotem-Shoshani, nëna e së cilës mbetet një nga pengjet e Hamasit në Gazë.

“Lirimi i Emily Handit është me rëndësi të madhe për mua sepse për fat të keq jam unë ai që i tha babait të saj se ajo ishte vrarë. Një javë më vonë isha sërish unë ai që i thashë babait të saj se ndoshta ajo është gjallë dhe po mbahet peng. Lirimi i saj është një lehtësim për mua. Dua t’i të përqafoj babain e saj dhe t’i kërkoj falje sërish”, thotë Amit Solve, kryetar i lagjes Be’eri në pjesën jugore të Izraelit.

Disa prej të liruarve nuk kanë një vend të kthehen pasi Hamasi u dogji shtëpitë më 7 tetor.

“Ata kanë një komunitet që do i mbështesë sikurse do bëjë i gjithë kombi kur të kthehen”.

Pak kilometra më tutje, në Bregun Perëndimor, mijëra vetë festuan pasi Izraeli liroi 39 palestinezë, kryesisht gra dhe të mitur mes tyre edhe Israa Jaabisin. Ajo ishte dënuar me 11 vjet burg nën akuzat për përpjekje për të kryer një sulm terrorist me makinë bombë në vitin 2015, sulm gjatë të cilit ajo pësoi lëndime të mëdha në fytyrë.

Ndërkohë në Rripin e Gazës banorët thonë se armëpushimi i përkohshëm po u mundëson të shijojnë disa “momente të humbura” normaliteti.

Ibrahim Kaninch aktualisht jeton në shtëpinë e tij pjesërisht të shkatërruar nga lufta në Khan Younis.

“Po jetojmë disa ditë qetësie. Përpara armëpushimit nuk ishim në gjendje të qëndronim jashtë për shkak të goditjeve dhe bombardimeve të shtëpive apo dhe nga zhurmat e avionëve”, thotë zoti Kaninch.

Autoritetet izraelite kanë vazhduar të publikojnë imazhe të kamionëve me ndihma humanitare që hyjnë në pjesën veriore të Gazës, ku janë zhvilluar edhe luftimet më të ashpra prej 7 tetorit. Kamionë me ndihma dhe karburante vazhdojnë të futen edhe nga vendkalimi kufitar egjiptian, Rafah.

Katari në anën tjetër ka publikuar për herë të parë zyrën prej nga thonë se kryen negociatat mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Gjatë pamjeve filmike shihen diplomatët e Katarit duke punuar në dhomën e operacioneve në Doha e tek mbajnë në vëzhgim armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Po kështu ka linja komunikimi të drejtpërdrejta dhe në kohë reale me Izraelin, zyrën politike të Hamasit në Doha dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë trysni që armëpushimi të shtyhet përtej së hënës, por nuk është ende e qartë nëse një gjë e tillë do të ndodhë. Izraeli ka thënë se është i gatshëm të shtyjë armëpushimin me një ditë më shumë, për çdo 10 pengje izraelite të liruara nga Hamasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT