9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tentoi të fuste në Shqipëri 30.000 euro të padeklaruara, e pëson keq 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të futej në Shqipëri me 30 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia kufitare në portin e Vlorës në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjeti tip “Toyota”, i drejtuar nga 44-vjeçari me iniciale M. A., kaloi në vijën e dytë për një kontroll të detajuar.

Në kroskotin e automjetit u gjetën 30.000 euro, të cilat ai tentonte të futte në Shqipëri pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Njoftimi i policisë:

PKK Port, Vlorë! Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin M. A..
Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30 000 euro, të cilat shtetasi M. A. tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...