9.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

Tentoi të hapte derën e avionit në fluturim, shqiptari dënohet me 18 muaj burg në SHBA

Një 24-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor dhe është dënuar me 18 muaj burgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur Zyra e Prokurorit të Distriktit të Iowa-s.

Vendimi ndaj Mario Nikprelajt u dha vetëm shtatë muaj pas incidentit të rëndë të ndodhur në një fluturim të “Delta Airlines”, ku ai tentoi të hapte me forcë derën e avionit gjatë fluturimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas autoriteteve, një tragjedi ajrore u shmang vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe përleshjes së stafit të avionit dhe stjuardesave.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit të kaluar, në një fluturim të Delta-s të operuar nga SkyWest, i cili ishte nisur nga Nebraska drejt Detroitit. I lindur në Michigan, 24-vjeçari nisi të shfaqte sjellje problematike që në fillim të udhëtimit.

Sipas prokurorëve dhe raportimeve të New York Post, Nikprelaj bëri “deklarata shqetësuese dhe të pahijshme” ndaj pasagjerëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit. Ai refuzoi fillimisht të vendoste rripin e sigurimit, duke pranuar vetëm pas insistimit të një asistenteje fluturimi.

Problemet u përshkallëzuan gjatë ngritjes së avionit, kur 24-vjeçari hoqi vazhdimisht rripin e sigurimit, pavarësisht kërkesave të përsëritura të stafit, dhe u ngrit disa herë nga vendi i tij në një moment kritik të fluturimit. Sjellja e tij u cilësua si kërcënuese për sigurinë e fluturimit.

Sipas autoriteteve amerikane, kulmi i incidentit u arrit kur Nikprelaj tentoi të hapte derën e avionit në ajër, duke detyruar ekuipazhin të ndërhynte fizikisht për ta neutralizuar dhe për të parandaluar pasoja fatale.

Pas hetimeve dhe procedurave gjyqësore, gjykata e shpalli fajtor 24-vjeçarin, duke e dënuar me 18 muaj burgim. Autoritetet theksuan se raste të tilla trajtohen me tolerancë zero, pasi rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e dhjetëra pasagjerëve dhe sigurinë e aviacionit civil.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...