16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit

Vlorë

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, procedohet penalisht në gjendje të lirë lirë drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të Skelës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin M. I., pasi është konstatuar se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Për t’iu shmangur procedurave ligjore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë 1000 lekëshe.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. I., 37 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT