11.5 C
Tiranë
Monday, March 9, 2026
spot_img

Tentoi të vrasë me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet 59-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje. I arrestuari është Bujar Rizvani, i cili sipas uniformave blu ka tentuar të vrasë me thikë një 60-vjeçar në lagjen nr. 6 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit se gjatë një konflikti një person ishte goditur me mjet prerës. Efektivët kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet B. R., 59 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 59-vjeçari ka tentuar ta godasë disa herë me thikë 60-vjeçarin.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari ka marrë disa dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Oscars 2026: Garë e fortë, homazhe për legjendat dhe surpriza të paparashikueshme në Dolby...

0
Hollywood – Pak ditë na ndajnë nga ceremonia e 98-të e Çmimeve Oscar, që do të zhvillohet më 15 mars në Teatrin Dolby. Festa...

Gruaja dhe trashëgimia e artit bashkëkohor: Nga përvoja personale te fuqia vizuale

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, vëmendja bie mbi artiste që kanë kthyer përvojat personale në gjuhë të fuqishme vizuale. Ikona historike: • Frida Kahlo – autoportrete intime...

SPAK: Grupi kriminal i Inez Hajrullës përdornin sistemin “Hawala” për transferimin e parave

0
Grupi kriminal i Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i goditur pak ditë më parë nga SPAK, dyshohet se përdorte sistemin financiar informal “Hawala”...

Anita Haradinaj flet për marrëdhënien me Ramush Haradinajn: “Forca tregohet atje ku duhet”

0
Gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ka ndarë detaje nga jeta e saj personale me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ervin Salianji kritikon Sali Berishën: “Fajin nuk e ka vetëm Rama”

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar takimet me demokratët, duke ndaluar sot në Vlorë, ku gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër ish-kryetarin e PD, Sali...