4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tentoi të vriste bashkëfshatarin për xhirimin e gomave – Prokuroria dërgon në gjykatë Viktor Kolën

Shkodër – Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Viktor Kolës, 41 vjeç, i akuzuar për “vrasje me paramendim” mbetur në tentativë ndaj bashkëfshatarit të tij, Gjek Nikaj, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2024 në fshatin Koman të Vaut të Dejës, pas një konflikti të nisur një ditë më parë për xhirimin e gomave në rrugë.

Si nisi konflikti

Sipas dosjes hetimore, më 24 prill 2024, Kola dhe Nikaj janë përfshirë në një debate verbal pasi i pari kishte bërë disa xhirime gomash pranë lagjes ku banon Nikaj. Ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe e ka qortuar Kolën, duke i kërkuar të mos sillte zhurmë dhe të mos bënte manovra të rrezikshme.

Nikaj ka deklaruar se i ka vendosur dorën në mënyrë shoqërore në qafë Kolës për ta qetësuar, por ky veprim është marrë në mënyrë agresive nga i pandehuri, duke shkaktuar acarim mes tyre.

Prita me armë

Një ditë më pas, më 25 prill, Kola e kontaktoi Nikajn përmes aplikacionit Messenger, duke i kërkuar një takim “për t’u sqaruar”. Por sapo janë takuar, Kola ka hapur zjarr me pistoletë ndaj tij, duke e plagosur rëndë. Fatmirësisht, Nikaj shpëtoi pa rrezik për jetën.

Çështja shkon në gjykatë

Dosja penale me nr. 448 është dërguar në Gjykatën e Shkodrës, ku pritet që në muajin shtator të nisë procesi gjyqësor.

Kola akuzohet për “Vrasje me paramendim” sipas nenit 78/2 të Kodit Penal, vepër penale që parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...