15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tentuan të vrasin 33-vjeçarin në Fier/ Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi sipas policisë ata dyshohet se janë autorë të tentativës së vrasjes së një djali të ri në fshatin Sulaj.

Në pranga kanë rënë . M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”); M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj; L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj.

Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit P. P., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

K.M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

M.M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

L.B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”,  “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...