10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tërmeti 5.7 në Greqi: Autoritetet kontrollojnë strukturat pas pasgoditjeve

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në Greqi. Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm, me epiqendër në detin jon dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit, edhe në Athinë.

Para tij ndodhi një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë ndjerë në Akai, Ilia, Mesini, në zona të tjera të Peloponezit, por edhe në Atikë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Deri më tani janë regjistruar katër pasgoditje me magnitudë deri në 3.4 ballë.

Megjithatë, është urdhëruar të kontrollohen shkollat, siç raporton korrespondenti i SKAI-t, Christos Stratoulakos. Duke folur për SKAI-n, Efthynis Lekkas është shprehur se është e hershme të thuhet nëse ka qenë tërmeti kryesor.

Ai përmendi se tërmeti ka ndodhur në kufirin e harkut grek dhe ka pasur një thellësi mjaft të thellë, për këtë arsye është ndjerë fuqishëm në një zonë të madhe.

“Po monitorojmë evoluimin e fenomenit. Mendoj se për shkak të largësisë nga toka nuk do të kemi asnjë efekt. Lëkundjet nuk do të ndikojnë në zonat e banuara. Mendoj se gjithçka do të zhvillohet mirë, por le të presim disa orë për të parë pasgoditjet”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...