14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tërmeti godet sërish Greqinë – epiqendra pranë Patras, nuk raportohen dëme

Greqia vazhdon të përballet me aktivitet të lartë sizmik. Mbrëmjen e së dielës, një tjetër tërmet është regjistruar në pjesën perëndimore të vendit, pranë qytetit të Patrës.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë (EMSC), tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.9 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 25 kilometra nga qyteti i Patras. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth dhe kanë shkaktuar shqetësim te banorët, por deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

Tërmeti i së dielës vjen vetëm pak javë pasi në ishullin e Santorinit janë regjistruar me mijëra lëkundje të vogla, duke nxitur vëmendjen e autoriteteve dhe ekspertëve për një periudhë të pazakontë aktiviteti sizmik në vend.

Greqia ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike të Evropës, dhe tërmetet e përmasave të ndryshme janë një dukuri relativisht e zakonshme. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë në rast të lëkundjeve të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...