Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 900 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë.
Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.