5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

TERROR NË GREQI – Publikohet audioja rrëqethëse e 75-vjeçares që iu lutej nuses së saj para se të vritej: “Merr çfarë të duash, fëmija im… mos më lëndo!”

Ngjarja makabre që tronditi Greqinë pak ditë më parë ka marrë përmasa edhe më të rënda, pasi mediat helene publikuan sot audio–incizimin e momentëve të fundit të 75-vjeçares, e cila u vra brutalisht nga nusja e saj 46-vjeçare.

Në regjistrim dëgjohet zëri i dridhur i të moshuarës, e cila i lutej autores të merrte gjithçka që donte dhe ta linte të gjallë. Ajo nuk e kishte njohur se gruaja që i kishte hyrë në shtëpi ishte pikërisht nusja e djalit të saj.

Dialogu tronditës para vrasjes

75-vjeçarja:
“Merre çfarë të duash, fëmija im… dhe shko. Të lutem, mos më lëndo.
Atje ku janë rrotat, merre dhe ik… nuk të pashë, nuk të njoh… ik, dashuria ime.
A ke ardhur të më vrasësh?”

46-vjeçarja:
“Ku janë paratë? Më jep paratë!”

75-vjeçarja:
“Të lutem, fëmija im… merr paratë dhe ik… a nuk ke nënë?
Pse do të më vrasësh? Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj…”

Kur e kuptoi se lutjet po binin në vesh të shurdhët, e moshuara nisi të recitonte lutjen “Ati Ynë”, mes frikës dhe përpjekjes së dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën.

Tragjedia që tronditi Greqinë

Sipas autoriteteve, 46-vjeçarja kishte hyrë në banesë në kërkim të parave. Motivi dyshohet të jetë borxhi dhe konflikti familjar. Pas ngjarjes, ajo u arrestua, ndërsa komuniteti grek mbeti i shokuar nga brutaliteti dhe ftohtësia e krimit.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa audioja e publikuar ka sjellë reagime të forta dhe indinjatë të gjerë për vrasjen çnjerëzore të 75-vjeçares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...