8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 5, 2025
spot_img

Tetori, Muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit: Sfida dhe rëndësia e zbulimit të hershëm

Tetori njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm globalisht, me rreth 2.3 milionë raste të reja çdo vit. Kjo sëmundje përfaqëson një të katërtën e të gjitha kancereve te gratë dhe shkakton 70% të vdekshmërisë. Sipas ekspertëve, barrierat në sistemet shëndetësore, së bashku me nivelet e ulëta të ndërgjegjësimit dhe njohurive, janë faktorë kyç që çojnë në diagnoza të vona dhe rezultate të dobëta.

Një fenomen shqetësues është rritja e incidencës së kancerit të gjirit në shumë vende, ku përhapja është zhvendosur nga 1 në 10 gra në 1 në 8 gra. Në mjedise me burime të kufizuara, kanceri i gjirit prek shpesh një popullatë më të re, duke kontribuar në vdekshmëri të parakohshme.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, theksoi se janë regjistruar 744 raste të reja të diagnostikuara me kancer gjiri në vitin 2023, duke treguar një rritje të lehtë krahasuar me vitet e mëparshme. Tomini theksoi se gjithnjë e më shumë raste po zbulohen në faza të hershme, ndryshe nga e kaluara, kur diagnoza në faza të tilla ishte e rrallë.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, situata në Elbasan është veçanërisht shqetësuese, pasi ky qytet ka shënuar një rritje të rasteve për shkak të ekzaminimeve të vona. Në të gjithë Shqipërinë, vitin e kaluar janë kryer rreth 25 mijë mamografi, ku 11 mijë prej tyre janë realizuar gjatë muajit tetor. Ministrja Koçiu theksoi se rreth 5 mijë gra në Shqipëri jetojnë aktualisht me tumor të gjirit, dhe incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me rreth 9% që prej vitit 2015.

Kanceri i gjirit është përgjegjësi kryesor i vdekjeve nga kanceri tek gratë, duke përbërë 16% të të gjitha vdekjeve tumorale dhe 6% të totalit të vdekjeve nga kanceri. Për të luftuar këtë sëmundje, ministrja theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, pasi 99% e rasteve të zbuluara në faza të hershme janë të kurueshme.

Slogani i këtij viti, “Ia vlen të jetosh”, synon të rikujtojë gratë për rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta dhe përkujdesjen ndaj vetes. Koçiu theksoi se ky slogan bën thirrje për të kujtuar gjërat e vogla dhe të bukura në jetë, duke nxitur gratë dhe vajzat të marrin masa për t’u ekzaminuar, si për të mbrojtur jetën e tyre, ashtu edhe për të dashurit e tyre.

Ministrja deklaroi gjithashtu se janë ofruar lehtësira për ekzaminimin e kancerit të gjirit në spitalet rajonale, duke hequr sistemin e referimit, që do të thotë se gratë mund të kryejnë ekzaminimet pa rekomandimin e mjekut të familjes. Për më tepër, janë nisur edhe njoftimet përmes e-Albania për t’i kujtuar çdo gruaje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Për fat të keq, është një sëmundje që ka një trend rritës, por 99% e rasteve të zbuluara herët janë plotësisht të kurueshme. Sa më shpejt ta kapim sëmundjen, aq më i madh është probabiliteti për një trajtim të suksesshëm,” theksoi Koçiu, duke përmbyllur fjalën e saj me një thirrje për gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre, veçanërisht në muajin e ndërgjegjësimit, por edhe gjatë gjithë vitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mjeku imazherist në Spitali Rajonal Fier,përfundon në pranga I çonte pacientët në klinka private

0
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 929, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”...

Ish-e dashura e Elvis Dedajt rrëfen para hetuesve: Konflikti nisi për karburantin në Shkozet

0
Para hetuesve ka dëshmuar ish-e dashura e Elvis Dedajt, duke dhënë detaje nga lidhja e tyre dhe konfliktet me Festim Qolin, për një pikë...

Presidenti Bajram Begaj përfaqëson Shqipërinë në Samitin Botëror për Zhvillimin Social në Doha

0
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të organizuar nga OKB në Doha, Katar, një ngjarje...

Arrestohet shqiptari i tretë për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit italian në Trento

0
Një shtetas shqiptar është arrestuar si pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti biznesmenin italian Eugenio Gallizioli, pronar i kompanisë tekstile Manifatture Lombarde, në...

Pallati Buckingham do të hap ekspozitë historike të garderobës së Mbretëreshës Elizabeth II

0
Pallati Buckingham do të presë vitin e ardhshëm një ekspozitë të veçantë, e cila do të nxjerrë në pah gardërobën ikonike të Mbretëreshës Elizabeth...